West Side Family
Beso
[Teksti i "Beso"]

[Verse 1: Dr. Flori & Landi]
Kur të vish ti në këtë botë
Do fillosh të belbëzosh
Pastaj ti do të flasësh do fillosh që të mësosh
Do pyesësh ku ke lindur, për gjuhën që flet tani
Dhe unë ty do të t’them këtu je në Shqipëri
Ku ndryshe do të flasin dhe ndryshe do përballesh
Ska modele, heronjtë e përrallës
Do shohësh ti modelet që janë të korruptuar
Janë ata që pa fytyrë kanë vjedhur dhe mashtruar
Do shohësh ti të drejtin që për bukën po lufton
Do t’i thuash ti vetes ktu ka një gjë që s'shkon
Do ngresh shumë pikepyetje :
Pse nuk ka drejtësi, pse nuk ka liri, ktu në vendin tim?
S'kam ça të të them të them vetëm beso!
Përpara çdo vendimi mbyll sytë edhe beso
Kur botët t’vijn’ përballë ti lutu dhe beso, beso, beso, beso, qëndro!

[Chorus: Landi]
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë

[Verse 2: Miri]
Tik-tak Flor jam prap në mikrofon
Hej unë e ndiej nga ana tjetër më shikon
Më kujton te Paqo kur rrinim shumë vonë
Aty ku nisi të shkruhej dhe historia jonë
Furtunë mbas furtune, shantazhi dhe dhune
Kur të tjerët ne na thonin: “Jepini fund kësaj pune!”
Tjetër hit, tjetër bit tjetër erë
Të tjera kohë tjetër mode, të njëjtë përherë
Frymëzim për dashurinë ndaj na dashuruan
Të vërtetë për realitetin ndaj shumë na besuan
Për gjithçka që ne kaluam për gjithçka që ne jetuam
Për të gjitha ato çaste ku fituam u rrëzuam
Dedikim sot për ty me një frymë i kam shkruar
E sa herë ngre kokën lart unë e ndiej je me mua
Dhe pse ecim në kto rrugë ku përditë më shumë mungon
Por një gjë besomë e di, një ditë prapë do të të takojmë!

[Chorus: Landi]
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë

[Bridge: Landi & Dr. Flori]
Dhe sa herë mërzitem kur mendoj
Orët nuk kalojnë
Dhimbja më pushton
Se ti mungon
Dhe prapë dhimbja më ikën kur mendoj
Më the "Jeta shkon!"
Kujtim e kam gjithmonë
Dhe prapë besoj
Kur botët t’vijn’ përballë ti lutu dhe beso, beso, beso!

[Chorus]
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë
O frymë plot zjarr, thellë më pastro
Zemrën ma rrëmbe dhe sërish digju tek unë