Arilena Ara
Shaj
[Teksti i "Shaj"]

[Verse 1]
Nuk e di, a të ka ndodh
Të goditesh brenda fort
Nga një shkëndijë
E bukur dhe e trishtë
Sa të rrit edhe të lodh
Reziston që ta lëshosh
Të jep ndjesin, që nuk ka përfundim

[Chorus]
Dua ta shaj
Peshën që nuk e mbaj dot, mbaj dot
Po më tërheq ajo zvarr
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj, ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj

[Verse 2]
Ka dicka më tjetërson
Brenda meje po rënkon
Të ulëras, t'ia fal apo ta vras?
Nuk e di si ta gjykoj
Më lëndon por e duroj
E ka një çmim
Ky peng i shpirtit tim

[Chorus]
Dua ta shaj
Peshën që nuk e mbaj dot, mbaj dot
Po më tërheq ajo zvarr
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj, ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj

[Bridge]
Uo-oh shaj, uo-oh
Shaj, shaj, shaj
Shaj shaj, shaj shaj
Uo-oh, oh

[Outro]
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj, ta ndaj
Më bën të ndjehem me faj