[Teksti i "Pendesë"]
[Verse 1]
Dhe kur fajet ty ti hedhin
Nuk të pyesin as si je
Dhe plagët të pikojnë n'errësirë
Tregoj botës sa forcë ke
Buzëqeshi të kaluarës
E fshije hijen e trishtimit
Se ti ke forcën brenda vetes
Të fillosh prej fillimit
[Chorus]
Ma thuaj dhe sa, do jetosh pa ëndrra
E burgosur në pendesë
Ma thuaj dhe sa, të humbur nga vetja
Të mbash dritën e udhës
Për një shpresë
Për një shpresë
[Verse 2]
Jeta kurrë s'të lë pa kohë
Që të ngrihesh dhe një herë
Mos beso se ikin ditët
Kur lumturia ty të pret
[Chorus]
Ma thuaj dhe sa, do jetosh pa ëndrra
E burgosur në pendesë
Ma thuaj dhe sa, të humbur nga vetja
Të mbash dritën e udhës
Për një shpresë
Për një shpresë
[Bridge]
Oh-oh-oh, oh-oh-oh
Oh-oh-oh, oh-oh-oh
Ma thuaj dhe sa, do jetosh pa ëndrra
E burgosur në pendesë, yeah-yeah-yeah
[Outro]
E burgosur në pendesë
Në pendesë
Në pendesë