[Teksti i "Me fal"]
[Verse 1]
Nëse fjalët s'kanë kuptim
Më e mirë është heshtja
Nëse loti është i rrem
Njësoj është dhe buzëqeshja
Nëse fati asnjëherë
Nuk na ndan as na bashkon
Sot e përgjithmonë
Ka diçka që nuk ndryshon
Sot e përgjithmonë
Ka diçka që nuk ndryshon
[Chorus]
Më fal, të lutem më fal
Që nga vetja s'të ndaj
Ti e din se jam pa faj
Më fal, të lutem më fal
Që nuk mundem të ndryshoj
Të jetoj e të t'harroj
[Verse 2]
A ka mbetur gjë në jetë
Që s'e kam bërë për ty
A po ndoshta ndjen diçka
Që mua s'ma thua drejt në sy
Sikur lotët e gjithë botës
Të takohen në një vend
Prapë nuk mund ta thonë
Dashuria sa dhemb
Jo nuk mund ta thonë
Dashuria sa dhemb
[Bridge]
Të lutem më fal
[Chorus]
Më fal, të lutem më fal
Që nga vetja s'të ndaj
Ti e din se jam pa faj
Më fal, të lutem më fal
Që nuk mundem të ndryshoj
Të jetoj e të t'harroj
[Outro]
Më fal, të lutem më fal
Që nuk mundem të ndryshoj
Të jetoj e të t'harroj