[Intro]
Dëgjo dëgjo mirë tani
Dëgjo
[Verse 1]
Ti kur flet shtiresh s’e nuk di
Une ta njoh djallzinë që ke në sy
Ti vazhdo vazhdo aktro
E ndjej çfarë do
Bëhesh e pafajshme intrigon sa ke mundësi
Harron se po më humb dhe vazhdon t’i përsëri
Ndalem them "o botë e kotë"
Hipokrit gjithandej edhe sot
(Hapi veshët ti)
[Chorus]
Dëgjo dëgjo mirë tani
E vërteta shihet si loti në sy
Jetës thuaj më nuk do gaboj
Dhe ajo duke qeshur n'fund do të gjykoj
[Verse 2]
Nuk të ndal planet nuk t’i prish
Ti vazhdo bën atë që di
N’sy më sheh gënjen – aktron
E ndjej çfarë do!
Pozon pas imazhit që se njeh as nuk e di
E kuptoj është mashtrim roli yt më i ri
E prap them "o botë e kotë"
Hipokrit gjithandej edhe sot
(Hapi veshët ti)
[Chorus]
Dëgjo dëgjo mirë tani
E vërteta shihet si loti në sy
Jetës thuaj më nuk do gaboj
Dhe ajo duke qeshur n'fund do të gjykoj
[Bridge]
Tani gjërat peshohen dhe ti pret një vendim
Si fajtore e heshtur lotin zgjedh rëfim
Rrenat morën fund të vërtetën e di
Andaj po të lus
[Chorus]
Dëgjo dëgjo mirë tani
E vërteta shihet si loti në sy
Jetës thuaj më nuk do gaboj
Dhe ajo duke qeshur n'fund do të gjykoj
Dëgjo dëgjo mirë tani
E vërteta shihet si loti në sy
Jetës thuaj më nuk do gaboj
Dhe ajo duke qeshur n'fund do të gjykoj