Shkurte Fejza
Tanusha
[Teksti i "Tanusha"]

[Intro]
Radio Dodona

[Verse 1]
Porsa syrin e ka çel Pranvera
Mbi Tanush mor po vin retë e zeza
Karadak more çou e shif njëherë
T'ka ra hasmi n'derë
Çounju ju djema
Kush ma i pari n'prita
Se po digjet more Ilirida
Dora e sllavit po prin e po vret
Farën me na e tret

[Chorus]
Jo qe besa thret Likova
Se ka burra Kumanova
Mbaje fort Tanush bajrakun
Bashkë kem me marrë hakun
Se Shqiponjat i kam nis
Me tri shkronja janë qendis
Janë bekue prej perëndisë
Gjak me i fal lirisë
[Verse 2]
C'ke Mateç more o që të tundet dheu
Se i ka në kambë more trimat Skënderbeu
Në Haraçine mor, Hotell e Llojane
Luftojnë dhambë për dhambë
Orizare ti moj zemra e Shqipes
Mbajahu krismat trimave të Vaksinces
Hej Sllupcan mor, shtatin me shumë plagë
Tane Likova ashte në flakë

[Chorus]
Jo nuk zhbahet dot Likova
Priti djemt qe i qon Kosova
Mbaje fort Tanush bajrakun
Bashkë kem me marrë hakun
Se Shqiponjat i kam nis
Me tri shkronja janë qendis
Jane bekue prej perëndisë
Gjak me i fal lirisë
Se Shqiponjat i kam nis
Me tri shkronja janë qendis
Jane bekue prej perëndisë
Gjak me i fal lirisë