Shkurte Fejza
Kthimi i Skenderbeut
[Teksti i "Kthimi i Skenderbeut"]

[Verse 1]
500 vjet e priti Kosova e ngratë
T'i kthehej heroi nga udha e gjatë
Fjalën peng pat lënë dhe besën e burrit
Në Kosovë do t'kthehem ditën e flamurit
Ky Nëntor lirie e stolis atdheun
Në shesh të Prishtinës e sjellë Skënderbeun
Me shpatën në dorë e sjellë me fitore
Heroin e kombit në tokën arbënore

[Chorus]
Hej Kosovë, fron i Zotit, përkrenarja e Kastriotit
Je kunorë e lavdisë, zemra e Shqiptarisë
Hej Kosovë, fron i Zotit, përkrenarja e Kastriotit
Je kunorë e lavdisë, zemra e Shqiptarisë

[Verse 2]
Kuq e zi, Kosova vjen në këtë nëntor
Nga Kruja i erdhi sikur një shenjtor
Burri i Shqipnisë vet engjëlli i Zotit
Mbreti i kësaj toke, zogu i Kastriotit
Heroi i kombit, trimi Skënderbe
Ditën e flamurit vjen prapë në atdhe
Toka e Kosovës mbjell me përmendore
Ia jep bekimin e nanës arbënore