Cllevio Masoni
Shen Valentini 44
[Verse 1]
Inteligjente, un ta di problemin
Ndjenja t'njejta, shikoj universin
Po mendoj kush nga ne do vdesi
Vite drit' larg, t'qifsha suksesin
Hë? S'e more dot parfumin
Remember, puthja jone e fundit
Po shkruj nga Korça, ça di ti për opiumin?
Aventura histori, psikopatja fundit
Shikoj oqeanin imagjinoj sa deep do ishte
Po t'jetonim bashk, buzza 44 vite
Rinin' ma mori burgu, po ti ku ike?
Akoma je n'Bronx, arom' Amerike
Gjendje depresioni, aratisem te natyra
Prekem lotoj, n'86 mënyra
Po shkruj' për ty për veten, zemrat e thyra
Çoj lule te varri shokve, vritem nga fytyra
[Bridge]
Un' gjithmon' kam hec n'territor me sakrifica
Fama ka pasoja, po hiç s'i begenisa
Lexoje biografin', love you Artemisa
Anën përqafoja, te Urgjenca rastisa
Njerzit' me moral, shteti me ligjet
Pse s'jetoj i lir', me veten habitet
Çuditet, pse ajo po grindet
Un' ia di sekretet, hë, mi dinte
[Verse 2]
Jam izolur' n'hotel me pamje nga Struga
Miliona mendime, dimër ësht' dhe rruga
Nuk kam shije, nuk m'hahet buka
A thu vazhdojn problemet, un' për ty u luta
Do shkruj edhe një libër si Gabriel Markezi
Konti Monte Kristo, Cllevio Dantezi
13 Shkurt, andej nga Suedezi
Po ta dedikoj Shën Valentin nga Pogradeci
Love you buzza, s'ta mbaj inatin
T'urrej, t'shaj, kush ta bleu diamantin?
T'humba ty, humba dhe fatin
An'tar i ri mason skocez, snajper kontaktin
S'di ca fjalë të gjej, m'kapi paranoja
Fobi panik, Loram përdora
Xanax-a, t'prekja te dora
Po ti mos u shqetëso se un' jam Gango Camorra