Unikkatil
Qendro
[Teksti i "Qendro"]

[Intro]
Yeah
Yo
Hëh

[Verse]
Kqyri nalt retë si shqiptart në qiell
Përditë po lusim Zot me na dhanë pak diell
Shpirti n'paq, n'engjuj jeni shëndrru
Je n'parajsë e mo nuk ka nevojë me m'katnu
Dritë ju past' shpirti kurrë s'ju harroj
Sa t'egzistoj unë juve ju kujtoj
Edhe pse s'ju kuptoj qysh i lat nanat vetë?
Thu o kon kismet po mu rrena sun um shet
Unë e di shumë mirë ju për qka keni shku
Engjulli i vdekjes pram m'ka kallxu
E n'ëndërr um tha "Unë ata s'i kam marrë"
Tha "Ishin lodh me jetë, ata vetë um kanë ardh"
Tragjedi qysh rinia sot lehtë po mashtrohet
Prindët kanë harru qysh fëmija edukohet
Po m'dhemb kryt, lot pikojnë prej ditës që e gjeta
Fakti që shqiptari merr lakmi n'analfabeta
E qikjo ish jeta, si handicap me t'meta
Injoranca na qërroi me ato zhdukjet e vërteta
S'di qysh me shëru kët' sëmundje që kemi n'tru
Edhe ngjyrat e flamurit këta po dojnë tash me na ndrru
Yeah, po për hater t'Skenderbeut, ngjyrat s'bon mi prek
Sa dëshmorë e dëshmore e për kuq e zi kanë vdek
Si martir të vërtetë po na kejt i kem harru
Edhe Zotin shpesh e ves, "Qa na gjeti jem tranu"?
Pse ky fmi merr ekstazi? Pse kjo nana veshet zi?
Pse rinia n'depreson e bohet kishe nuk ja nin
Hajt ti se unë mirë e di, edhe unë jom kon në kpuca tua
Ti s'po munesh me besu, "Edhe ky u kon sikur unë a thua"?
Po me t'vërtetë jom kon, e di qysh e ndjeni veten
Jeta s'ju kupton e as ju s'e kuptoni jetën
Thu a jemi t'mallkum? Andrrat tona u shkatrrun?
Ditët e bardha ku na shkun?
Dymijë vjet hala su g'zum
Pse unë po du me dit? Pse mo nuk muj me prit?
Pse shqiptarët jon rraskapit? Pse mo nuk pi qelim syt?
Pse e njekem at' Turqi? Pse i njekem ata shki?
Kishe për liri, po vetë u bonëm edhe ma t'zi
Po hajt mo me pse se nuk jom Sterjo Spase
Jom ka foli shumë njerzt thojnë "Mo se t'vrase"
E nime po menon që ma nin ti ça thu?
Tha gjyshi me luftu, tha kurkujna mos m'ju tut
Se jom si Gjon Tush Paloka, kur flas dridhet toka
E mor babloka, a lehtë po t'hupke koka
N'këtë botë ku s'ki shokë, gjithçka ish e kotë
Ku vllezërit e motrat kacafyten për ni votë
Huh, mirë ja qëllove, e din për kon po flas
Mos harro as për ni çast, shumë gabim e keni tash
Flas për Thaçin e Rugovën, pse këta s'po kuptohen?
Pse s'po mirren vesh vlla, pse s'po përqafohen?
[Hook]
E kam një dëshirë, qëndro
Hey vlla, tash ndëgjo, qëndro
Edhe pse osht' vështirë
T'lus qëndro (Qëndro, vlla)
E di që t'sulmojnë, qëndro
Pa faj t'sakatojnë, qëndro
Po prapë ty po t'lutem, qëndro (Qëndro)
E kam një dëshirë, qëndro
Hey vlla, tash ndëgjo, qëndro
Edhe pse osht' vështirë
T'lus qëndro (Qëndro, vlla)
E di që t'sulmojnë, qëndro
Pa faj t'sakatojnë, qëndro
Po prapë ty po t'lutem, qëndro (Qëndro)