Dreqi e marrtë

from Fortuna (2019)
[Teksti i "Dreqi e marrte" nga Tuna]



[Verse 1]
A bon me ditë

A ki me m’pritë me disponim

Sa herë vonohna

A bon me ditë

A ki me m’fshi prej jetës tande

Nëse najherë tranohna



A ki me mujtë mu me m’duru

Kahdo që shkon unë ty me t’u ngjitë

A ki me mujtë

A bon me ditë

Me majtë tegelin që mos me na pëlcitë



[Bridge]

Minimumi nji herë në jetë

Unë mos me ngajtë e mos me qajtë

Dreqi e marrtë



[Chorus]

A bon me ditë, me ditë?

Këtë herë a ka me dhimtë?

A bon me ditë?

A ki me ditë mu bo si shpirt?

A bon me ditë?

A ki prej meje me u mërzitë?

A bon me ditë?

A bon me pasë edhe unë pak fat?

Dreqi e marrtë!



[Verse 2]

A bon me ditë?

A ka me t’shku në nerva?

Kjo dashni e jemja fanatike

A bon me ditë?

A ka me t’rrethu si me tela?

Natyra jeme egocentrike



A bohet nami nëse përlahemi

Nëse s’bohet krejt qysh don ti

Edhe kur të doket që osht fundi i botës

Ama fjalën, lejen, lirinë



[Bridge]

Minimumi nji herë në jetë

Unë mos me ngajtë e mos me qajtë

Dreqi e marrtë



[Chorus]

A bon me ditë, me ditë?

Këtë herë a ka me dhimtë?

A bon me ditë?

A ki me ditë mu bo si shpirt?

A bon me ditë?

A ki prej meje me u mërzitë?

A bon me ditë?

A bon me pasë edhe unë pak fat?

Dreqi e marrtë!

A bon me ditë?

A ki prej meje me u mërzitë?

A bon me ditë?

A bon me pasë edhe unë pak fat?

Dreqi e marrtë!

More from Fortuna (2019)