Xhensila
Zemer e Helmuar
[Teksti i "Zemer e Helmuar"]

[Verse 1]
Unë e piva puthjen tënde
Ishte një kokteil i helmuar
E tani më dridhet i gjithë trupi
Nga kjo ëndërr keq jam përvëluar
Është e para ditë që jam pa ty
Nuk di si jetoj
Pa të prekur, pa të përqafuar
Nuk jam më njësoj

[Chorus]
Dhe tani, si flutur, unë po iki bashkë me erën
Me cigare tym e në vetmi, ta mbylla derën
Zemrën që e mbaja fort në duar
Ishte zemër e helmuar

[Verse 2]
Për një natë pasioni dhe fiksimi
Rashë në dashuri nga padurimi
E tani mëngjeseve, kur zgjohem
Vetëm mua më përket trishtimi
Të imagjinoj dhe qaj për ty
Nuk di si jetoj
Pa të prekur, pa të përqafuar
Nuk jam më njësoj
[Chorus]
Dhe tani, si flutur, unë po iki bashkë me erën
Me cigare tym e në vetmi, ta mbylla dеrën
Zemrën që e mbaja fort në duar
Ishte zеmër e helmuar

[Post-Chorus]
Jo

[Chorus]
Dhe tani, si flutur, unë po iki bashkë me erën
Me cigare tym e në vetmi, ta mbylla derën
Zemrën që e mbaja fort në duar
Ishte zemër e helmuar