Genius Përkthim në Shqip
BTS - Answer: Love Myself (Përkthim në Shqip)
[Verse 1: Jimin, Jungkook]
Po i hap sytë në errësirë
Kur rrahjet e zemrës më duken të panjohura
Po të shikoj në pasqyrë
Sytë e mbushur plot frikë, teksa pyes me vete
[Verse 2: Suga]
Të duash veten mund të jetë më e vështirë
Sesa të duash dikë tjetër
Le ta pranojmë
Kriteret që i kam bërë janë më strikte ndaj vetes
Rrathët e trashë të trungut që e quajmë jetë
Janë pjesë e jotja, je ti
Tash të gjithë le ta falim vetveten
Jetët tona janë të gjata, besoji vetes në një labirint
Kur ikën dimri, vjen gjithmonë pranvera
[Pre-Chorus: Jungkook, Jimin]
Prej syve të natës së ftohtë
Provoj veten ta fsheh
Teksa vazhdoj të ngatërrohem e të kthehem, ejj
Ndoshta rashë që të zë vend tek ata yje të panumërt
Objektivi i mijëra shigjetave të shndritshme jam unë vetë
[Chorus: Jin, Jungkook]
Më ke treguar që kam arsye
Që unë veten duhet ta dua (oh)
Do t'i përgjigjem frymës sime, rrugëtimit tim
[Post-Chorus: V, Jungkook]
Unë e ditës së djeshme, e të sotmes, e të nesermes
(Po mësoj se si veten ta dua)
Pa asnjë përjashtim, krejt më formësojnë mua
[Verse 3: RM]
Ndoshta nuk ka kurrfarë përgjigje
Ndoshta as kjo s'është përgjigja e duhur
Vetëm se të duash veten
Nuk kërkon lejen e askujt tjetër
Po e kërkoj veten sërish
Por më s'dua të vdes
Unë, që dikur isha i/e trishtuar
Unë, që dikur isha i/e lënduar
Kjo do të më bëjë më të bukur
[Verse 4: J-hope]
Po, e kam atë bukuri
Dhe ta dish një gjë të tillë është të shkosh
Në rrugëtimin për ta dashur veten
Është çka më duhet më së shumti
Po eci për vetveten
Është një veprim për të cilin kam nevojë
Qëndrimi im ndaj vetes sime
Është lumturia që më duhet për veten
Do të të tregoj se ç'kam
S'kam frikë sepse jam vetvetja
E dua veten
[Pre-Chorus: Jin, Jimin, Jungkook]
Që nga fillimi
E deri në fund
Ka vetëm një përgjigje, ejj
Pse po përpiqesh të fshihesh nën atë maskën tënde?
Edhe gjithë vragët e plagëve nga gabimet e tua e krijojnë yjësinë tënde, (ejj)
[Chorus: V, Jungkook]
Më ke treguar që kam arsye
Që unë veten duhet ta dua (oh)
Do t'i përgjigjem frymës sime, rrugëtimit tim
[Bridge: Jungkook, Jimin, V]
Përbrenda meje
Ende ekziston
Ajo pjesë e turpshme imja, por (uoah)
[Chorus: Jin, Jimin, Jungkook, V]
Më ke treguar që kam arsye
Që unë veten duhet ta dua (oh)
Do t'i përgjigjem frymës sime, rrugëtimit tim
[Outro: V, Jimin, Jungkook]
Unë e ditës së djeshme, e të sotmes, e të nesermes
(Po mësoj se si veten ta dua)
Pa asnjë përjashtim, krejt më formësojnë mua