Genius Përkthim në Shqip
BTS - 전하지 못한 진심 (The Truth Untold) (Përkthim në Shqip)
[Verse 1: V]
Plot vetmi është i mbushur
Ky kopsht që lulëzon
E burgosa veten në këtë kështjellë rëre plot gjemba
[Verse 2: Jungkook]
Si e ke emrin?
A ke ku të shkosh?
A mund të më tregosh?
Të pashë të fshihesh në këtë kopsht
[Pre-Chorus: Jin]
Dhe e di që ngrohtësia jote është e vërtetë
Lulen e kaltër që dora jote e këput
Dua ta mbaj, por
[Chorus: Jimin]
I tillë është fati im
Mos më buzëqesh
Mua më ndriço
Sepse unë tek ti s'mund të vij
Mua s'ke si më thërret
[Post-Chorus: Jungkook]
Ti e di që
Veten s'mund të ta tregoj
Të ta jap
Dobësinë time ty s'mund të ta shfaq
Kështu që vë një maskë dhe shkoj të të shoh
Por unë ende të dua
[Verse 3: Jin]
Një lule që ty të përngjan
E çelur në këtë kopsht vetmie
Desha të ta jap teksa e heq këtë maskë të marrë
[Pre-Chorus: Jimin]
Por e di që kjo s'mund të vazhdojë përgjithmonë
Duhet të fshihem
Sepse jam një përbindësh
[Chorus: V]
Kam frikë
Sa për të ardhur keq
Kam shumë frikë
Që në fund do të më lësh sërish
Tash edhe një herë vë një maskë dhe shkoj të të shoh
[Post-Chorus: Jungkook]
E vetmja gjë që mund të bëj
Në këtë kopsht
Në këtë botë
Është të mbjell një lule të bukur që ty të përngjan
Dhe të marr frymë si ai që ti më njeh
Por unë ende të dua
Ende të dua
[Chorus: Jin]
Ndoshta atëherë
Vetëm pak
Sikur tash
Të kisha guximin të të qëndroja ballë për ballë
A do të ishte gjithçka ndryshe tash?
[Bridge: Jimin, Jungkook]
Unë po qaj
I lënë vetëm në këtë kështjellë
Që po zhduket e që po shembet
Teksa e shikoj këtë maskë të prishur
[Outro: Jimin, Jungkook]
Dhe unë ende të dua
Por unë ende të dua
Por unë ende të dua
Dhe unë ende të dua