Genius Përkthim në Shqip
BTS - Intro: Persona (Përkthim në Shqip)
[Verse 1: RM]
Kush jam unë? Pyetja që kisha gjithë jetën time
Pyetja së cilës me siguri s'do t'ia gjej një përgjigje për gjithë jetën time
Nëse do të isha i përgjigjshëm me pakëz më shumë fjalë
Atëherë Zoti s'do të kishte krijuar gjithë këto bukuri të ndryshme
Si ndihesh? Si po ndihesh në këtë moment?
Në t'vërtetë jam shumë mirë por veç pak jo rehat
Ende s'jam aq i sigurt nëse jam qen a derr apo tjetërçka
Por pastaj njerëz të tjerë dalin dhe më vënë qaforen e margaritartë
Ptui!
Qesh më shumë sesa dikur
Ëndërrova të bëhesha superhero
Tash duket sikur i tillë jam bërë vërtet
Por teksa vazhdon ka shumë dërdëllitje
Njëri thotë "Vrapo", një tjetër thotë "Ndal"
Ky thotë "Shiko pyllin", ai atje thotë "Shiko lulen e egër"
Hijen time, e shkruajta dhe e quatjta hezitim
Kurrë më s'ka hezituar pasi u bë e tillë
Vazhdon të shfaqet poshtë skenës apo dritës
Vazhdon të shkëlqejë mbi mua vrazhdë e me zjarr si një valë nxehtësie (Oh dreq)
Hej, e ke harruar që tani pse ia fillove kësaj në rend të parë
Ti thjesht po e gërmoje çka dikush po dëgjonte
Nganjëherë gjithçka duket si gjepura
E di ti ç'të del kur je i dehur... papjekuri
Dikush si unë s'është mjaftueshëm i mirë për muzikë
Dikush si unë s'është mjaftueshëm i mirë për të vërtetën
Dikush si unë s'është mjaftueshëm i mirë për një thirrje
Dikush si unë s'është mjaftueshëm i mirë të jetë një muzë
Të metat e mia që i di
Mbase janë gjithçka kam në t'vërtetë
Bota s'është në fakt aspak e interesuar në ngathtësinë time
Keqardhjet të cilat nuk më vijnë më në majë të hundës
Unë bie me to çdo natë derisa të neveritem
Dhe dredh kohën e pakthyeshme si zakonisht
Egziston diçka që më ngriti sërish çdo herë
Pyetja e parë
Tri rrokjet e emrit tim dhe fjala 'por' që duhet të vijë para çdonjërës nga to
[Bridge: RM]
Kështu që po pyes edhe njëherë, po
Kush dreqin jam unë?
Më tregoni gjithë emrat tuaj zemër
A dëshiron të vdesësh?
Oh, a do të shkosh?
A do të fluturosh?
Ku ësht' shpirti yt?
Ku ësht' ëndrra jote?
A mendon që je gjallë?
Ah, dreq
S'e di, shoku
Por e di një gjë

[Verse 2: RM]
Po, emri im është R
Ai 'unë' që më kujtohet e që njerëzit e dinë
Ai 'unë' që e krijova veten të shfryhem
Po ndoshta kam qenë duke mashtruar veten
Ndoshta kam qenë duke gënjyer
Por nuk ndihem më në siklet, kjo është harta e shpirtit tim
I dashur unë
Kurrë s'duhet ta humbësh temperaturën tënd
Se s'të duhet të jesh as i ngrohtë as i ftohtë
Ndonëse ndoshta mund të jem hipokrit apo të shtirem që jam i ligë
Ky është barometri i drejtimit që dua ta mbaj
Ai 'unë' që dua të jem
Ai 'unë' që njerëzit duan të jem
Ai 'unë' që ti e do
Dhe ai 'unë' që e krijoj
Ai 'unë' që po buzëqesh
Ai unë që nganjëherë është në lotë
Gjallërisht marr frymë çdo sekondë dhe çdo moment edhe tash
[Chorus: RM]
Persona
Kush dreqin jam unë?
Veç dua të shkoj
Veç dua të fluturoj
Veç dua t'ju jap gjithë zërat derisa të vdes
Veç dua t'ju jap gjithë supet kur të qani
Persona
Kush dreqin jam unë?
Veç dua të shkoj
Veç dua të fluturoj
Veç dua t'ju jap gjithë zërat derisa të vdes
Veç dua t'ju jap gjithë supet kur të qani