Genius Përkthim në Shqip
Vegedream - Tu m’as menti (Genius Përkthim në Shqip)
[Përkthimi i "Tu m'as menti" në Shqip]
[Intro]
Ti më ule në gjunjë, oh
Dhe më gënjeve, eh
Hey, dhe më gënjeve, eh
Hey, dhe më gënjeve, eh
[Verse 1]
Që prej femijërisë sime
Nuk e kam njohur kurrë lumturinë derisa ti më buzëqeshe
Doja që ne të largoheshim nga Franca
Që ne të shkonim dhe të jetonim diku tjetër
Që ti dhe unë të largoheshim nga ky shtet
Probleme të fesë, humba mendjen
Për ty mu desh të bëja shumë sakrifica
Mu desh të përballoja të gjithë familjaret e tu që donin të na ndanin
Sepse unë shkoja në kishë
[Chorus 1]
Dhе një ditë ti më premtove se cfarëdo që të ndodh
Përpara Zotit nе do të ribashkoheshim
Dhe një ditë ti më premtove se cfarëdo që të ndodh
Përpara Zotit ne do të ribashkoheshim
Cfarë do të thuash që ne s'mund të përfundojmë bashkë?
Ti ma premtove eh
E di që janë diferencat tona që na bashkojnë bashkë
Por ti më gënjeve eh
[Verse 2]
Unë të lexoj ty ashtu si lexoj një libër
Në ty unë vizatova forcën time, unë nuk u largova eh
Ti preferove të privilegjoje shokët dhe familjen tënde
Tani unë s'kam më forcë, është cmenduri eh
Ti mu betove, nuk ishte si të binte në vesh të shurdhër
Dhe unë bëra më të mirën time, ti nuk ishe pandjenja
Por përballë babait tënd, veprove si të ishe e shurdhër
Më shkatërroi eh
Si mund të besoje që ai mund të kishte vendosur për ty?
Ai nuk ka për t'ja hedhur paq me të
Si mund të lejoje familjen tënde të largohen nga unë?
Ata nuk do të largohen
Ti harrove cfarë ndërtuam, e shoh mbretërinë tonë në tym
Ti harrove cfarë jetuam, për shkak të fesë tënde, ti më gënjeve
Kam zemërim në gjakun tim, kam zemërim në zemrën time
Kuptova që ti nuk je më aty
Kam zemërim në gjakun tim, kam zërin tënd në kokën time
Kuptova që ti nuk je më aty oh
Është i gjithi faji im, s'do besoja kurrë se një ditë ne do të ndaheshim
Është i gjithi faji im, si do të jetoj pa ty?
Cfarë do të thuash që ne s'mund të përfundojmë bashkë?
Si ka mundësi që diferencat tona na çmontuan neve?
Ti s'e di sa shumë më lëndove
Sepse unë jam i krishter ndërsa ti je muslimane
[Bridge]
Jam i shkatërruar eh
Hey-y-y-y
Jam i shkatërruar eh
[Verse 3]
Fillova nga asgjë, kisha shpresë
Nuk ndalova së besuari, por familja jote më uronte ferr
Erdha tek vendi yt një natë të shtune, ata më panë
Është shumë vonë, nuk ka kthim mbrapa
Dhe vëllai yt më nguli një kacavidë
Ai më la të vdekur sipas policisë
Rashë në dysheme në një pellg gjaku-aku-aku-aku-aku
Nuk dola nga ajo eh
Ti më pe direkt në sy
Dhe kur më preke trupin, unë isha larguar eh
Ti më përqafove dhe është hera e parë që familja jote të dëgjoi ty duke ulëritur
Një shi lotësh ranë mbi fytyrën time
Vëllai yt sapo më vrau
Vëllai yt më mori jetën dhe ti më gënjeve
[Chorus 1]
Dhe ti më gënjeve
Dhe ti më gënjeve
Ti më genjeve
Vogëlushe ti më gënjeve
Dhe ti më gënjeve
Dhe ti më gënjeve
Ti më gënjeve
Tani jam zhdukur
Nga jeta jote, shkova nga dera e daljes
U sigurova që ti mos të dilje më
Nga zemra ime e lënduar, dhe jam zhdukur eh
[Riff 2]
Ti s'mund të qëndroje këtu poshtë
Ti humbe humanitetin tënd
Ti s'mund të qendroje këtu poshtë
Pa e menduar, ti vendose
Ti nuk do të genjesh më
Asnjëri s'ka për t'ia dal paq nga kjo, hi-i-i-i
Ti nuk do të gënjesh më
Asnjëri s'ka për t'ia dal paq nga kjo, y-y-y-y-y-y-yeah
[Verse 4]
Ti më pe në sy
Doje ti jepje fund këtij makthi
Tani që unë arrita parajsën
Ti kuptove që është tepër vonë
E besoja atë për shkak të kësaj historie
Ti dhe unë kurrë nuk mund të ishim bashkë
Ti qëndrove me muaj në errësirë
Dhe një ditë vendose se doje të largoheshe
Një mbrëmje dimri, ti u ktheve në shtëpi pasi kishe pirë
Lidhe litarin dhe vare veten
Ti humbe shpresën dhe zemra jote nuk po rreh më
Ti le familjen dhe të dashurit e tu
[Chorus 2]
Ti nuk më gënjeve kurrë
Nuk gënjeve kurrë eh
Nuk gënjeve kurrë
Nuk gënjeve kurrë
Ti nuk më gënjeve kurrë
Nuk gënjeve kurrë eh
Nuk gënjeve kurrë
Nuk gënjeve kurrë
Nga jeta e tyre, ti u largove
Nga ku unë u largova
Ti gjete rrugëdaljen
Lëri ata, ata janë të mallkuar
Por ne do ja dalim
Faji u ngelet atyre
Ata janë ata që kanë faj
Mezi pres të të shoh përsëri
Eh