Genius Përkthim në Shqip
BTS (방탄소년단) - Life Goes On (Përkthim në Shqip)
[Verse 1: Jungkook, Jimin]
Një ditë bota ndaloi
Pa asnjë paralajmërim
Pranvera s'diti të presë
Erdhi as edhe një minutë me vonesë
Rrugët me gjurmë të fshira
Unë shtrihem, i rënë në tokë
Koha ecën vetvetiu
Pa kurrfarë keqardhje
[Verse 2: RM]
Duket që do të bjerë shi prapë sot
Jam bërë qull deri në palcë
Prapë s'do të ndaloj
Vrapoj më shpejt sesa ajo re shiu
Mendoja që kjo do të mjaftonte
Them se jam thjesht njeri në fund të fundit
Ndodhem në një botë dhimbjeje
Ky i ftohtë që ma dha bota
Më nxit të shtyp butonin e rinisjes të mbuluar nga pluhuri
Kërcej jashtë ritmit duke u shtrirë në tokë
Kur të vjen dimri, le të lëshojmë frymën
Një frymë më të ngrohtë
[Pre-Chorus: V, Jungkook]
S'shihet kurrfarë fundi
A ka ndonjë rrugëdalje?
Këmbët e mia s'do ecin oh
Mbylli sytë për një çast
Ma kap dorën
Le të ikim, drejt asaj së ardhmeje
[Chorus: Jungkook, Jimin]
Si një jеhonë në pyll
Çdo ditë kthehet ashtu si ajo e mëparshmja
Sikur të mos kishtе ndodhur gjë
Po, jeta vazhdon
Si një shigjetë në qiellin e kaltër
Edhe një ditë kalon
Në jastëkun tim, në tavolinën time
Po, jeta vazhdon
Kështu sërish
[Verse 3: Suga]
Më lejo të t'a them me këtë këngë;
Njerëzit thonë që bota ka ndryshuar
Por fatmirësisht mes teje dhe meje
S'ka ndryshuar asgjë
[Verse 4: J-Hope]
Me atë "tungjatjeta" që ditën e nisim dhe e mbarojmë
Na lejoni të nisim të nesërmen me sot
Ndaluam për tani por s'do fshihemi në hije
Drita e diellit do të ndriçojë dhe njëherë
[Pre-Chorus: V & Jungkook, Jin]
S'shihet kurrfarë fundi
A ka ndonjë rrugëdalje?
Këmbët e mia s'do ecin oh
Mbylli sytë për një çast
Ma kap dorën
Le të ikim, drejt asaj së ardhmeje (oh, oh, oh)
[Chorus: All]
Si një jehonë në pyll
Çdo ditë kthehet ashtu si ajo e mëparshmja
Sikur të mos kishte ndodhur gjë
Po, jeta vazhdon
Si një shigjetë në qiellin e kaltër
Edhe një ditë kalon
Në jastëkun tim, në tavolinën time
Po, jeta vazhdon
Kështu sërish
[Outro: Jimin and V]
Më kujtohet
Më kujtohet
Më kujtohet
Më kujtohet