Majk
Dynja
[Teksti i "Dynja"]

[Intro]
O Zot nimom ti

[Chorus]
Dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di
Dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di

[Verse 1]
Ah, nuk po du me tingllu filozof
Veq po foli qa po ndjej e prej syve qa po shoh
Shumë njerz n'këtë botë, po mungon njerzimi n'to
T'lumtur n'Instagram, n'realitet a thu a jon?
Kallxom parja o përmi moralin e karakterin
E kur vjen puna te interesi shëndrrohen edhe n'kafshë
Që gjithqka para vetes shkelin
N'realitet kafsha ma e madhe koka njeri
A kena deviju krejt? A kena harru mu dasht tu urrejt?
Po munona me pru pak dashni përmes vargjev'
Jom kundër dhunës edhe pro paqes
Kundër ndërtimev' e pro parqeve
Po politikant bojnë gjithqka për interesa personale
E fmive jau mysin ardhmërinë
Jetoj n'demokraci po pak e nij lirinë
E syni i njerit interesant nuk din me u ngi
Deri sa te tepron e ti then krejt kufit
E prej Zotit masanej vjen ni sinjal
Që duhet me nejt ma shumë përtokë edhe ma normal
I varfun i pasur para Zoti t'barabartë
I bardhë e i zi para Zotit t'barabartë
E përveq Zotit kërkush tjetër jo nuk osht nalt
O Zot m'fal, kthena n'rrugë se kena hup n'mal
[Chorus]
Dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di
Dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di

[Verse 2]
N'ftyra të secilit o ka vrehet deshprimi
Ni ndjenjë që zogjve moti ju ka ik këndimi
Ni ndjenjë që trëndafilave s'po jau nin mo erën
Njerzit ja kanë hup kuptimin jetës
A thu kjo botë osht ka shkon drejt fundit?
A osht veq ni ondërr e keqe që mu ma prish gjumin?
Unë jom zoni i atyne që i ka kap heshtja
Zoni i atyne që ju ka ik buzëqeshja
Jon dorzu per momentin po s'ju ka dek shpresa
Se besomë kur thom n'jetë kurrë nuk o vonë për kthesa
Hala e shoh dritën në fund të tunelit
Edhe pse hapat i pa sigurt, i qes n'pikë t'territ
Mundona me pa bardhë edhe kur jeta m'servon zi
Edhe kur ka urrejtje munona me dhon dashni
O Zot nimom, shpresoj ky shi ni ditë kalon
[Chorus]
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di
Dynja dynja
Qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh n'kët dynja dynja
O qka po ndodh nuk e di

[Outro]
Dynja dynja, dynja dynja
Dynja dynja, ah
Dynja dynja, dynja dynja
Dynja dynja, ah