Unknown
Asaman o trëndafili çelës
Asaman o trëndafili çelës
Dhe bilbili po këndon
Dhe vajza si lule pranverës
Këngën tënde po ndigjon

Amani, amani
Shokë mos më ngani
Se më dogji xhani
N’bukurinë e saj

Zemra seç më gzoi
Kur ajo m’shikoi
Zemra ç’mu bë mal
Nga bukuria e saj

Në një bahçe me zymbyla
Dalin vajzat në jeshil
O qënka veshur me të bardha
Zëri i saj porsi bilbil

Amani, amani
Shokë mos më ngani
Se më dogji xhani
N’bukurinë e saj

Zemra seç më gzoi
Kur ajo m’shikoi
Zemra ç’mu bë mal
Nga bukuria e saj