Fifi
Falma nje jete
[Teksti i "Falma nje jete" feat Sinan Vllasaliu & Astrit Stafa]

[Intro: Genc Prelvukaj]
Yeah, e ty s'osht lehtë me t'dasht
Yeah

[Verse 1: Genc Prelvukaj]
Nuk jon rreshta po fjalë zemre
Po du me t'pa në mëngjes në dhomën teme
Kuptomë venin ton asnjona nuk e nxen
S'po du me t'pas larg cdo kilometër dhem
Unë e ti jena njo zemër, na jena njejt'
Dashnin e kom t'modhe për ty sa bota krejt
Ndjenjat e mia për ty kurrë s'nalen
A thu kom faj pse t'du mbi normalen?
Na jem nji shpirt mos ta ndajmë n'dy
Se du njo si ty, unë t'du vec ty
Mes neve ka flakë, gjithcka osht nxeht
Pse kena nevojë ndjenjat mi mbajt fshehtë?
Pe thom t'vërtetën, kom me t'dasht ton jetën
Pika jem e dobët që e du ma shumë se veten
Me ty e kom nji ondërr, hajd ti japim zgjidhje
Fillojmë unë e ti me nji shpi e nji familje

[Chorus: Sinan Vllasaliu]
Falma një jetë të jetoj me ty
Shtrati im ka vend për të dy
Vetëm te ti e gjej se me shpirt të ndjej
[Verse 2: Sinan Vllasaliu]
Nëse me dasht është gabim
Dhe s'do të ketë fund të lumtur
Mua do t'më mjaftoj
Cdo kujtim do t'jetë i bukur
E unë do t'jem për ty deri në ditën e fundit
Më duaj vec sa të du e as nji pikë ma shumë

[Chorus: Sinan Vllasaliu]
Falma një jetë të jetoj me ty
Shtrati im ka vend për të dy
Vetëm te ti e gjej se me shpirt të ndjej

[Verse 3: Bigem]
Dita pa ty osht ditë e pikllume
S'mujna me dit cka osht e shkrume
Vec e provojna ki pak besim
Kom me t'dasht edhe nëse osht gabim
Mes neve dyve s'ka me pas rrena
Në jetën teme du me t'pas mrena
Pa ty nuk bon jom si mjegull
S'du me t'pas nji natë, du me t'pas nji shekull
E di që ka njiherë kena mu perla
Kena m'u kap, kena m'u sha
Lidhja këto i ka ne i perballojmë lehtë
Mos u mërzit vec falma nji jetë
[Chorus: Sinan Vllasaliu]
Falma një jetë të jetoj me ty
Shtrati im ka vend për të dy
Vetëm te ti e gjej se me shpirt të ndjej