Alban Skenderaj
Faleminderit
[Teksti i "Faleminderit"]

[Verse 1]
Prapë më sollën këmbët tek ti
Kjo është hera e fundit që vijë
Nuk mund ta kthej kohën unë pas për ne të dy
Se ti më ke dhënë me qindra mundësi
Të kam lodhur, zemër, e di
Nuk do t'i shoh, nuk do t’i puth më sytë e tu

[Refrain]
Por qenka e vështirë, të thuash: "Lamtumirë"
Pa e kthyer kokën pas më asnjëherë
Më dhe aq shumë vërtetë
Sa do mjaftonte për njëmijë vjet
Dhe tani, pa ty, asgjë nuk ka më vlerë

[Chorus]
Faleminderit, faleminderit
Për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe
Faleminderit, faleminderit
Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le
Aty ku, uh-uh-uh-uh, ku më le
Aty ku, uh-uh-uh-uh, ku më le

[Verse 2]
Dukesh kaq e lumtur tani
Gati dukesh tjetër njeri
Nën cilin qiell, nën cilin diell merr energji?
Zemër, jam vërtetë i lumtur për ty
Dhe pse s'më lexohet në sy
Ti buzëqesh, unë i gëlltis lotët e mi
[Refrain]
Por qenka e vështirë, të thuash: "Lamtumirë"
Pa e kthyer kokën pas më asnjëherë
Më dhe aq shumë vërtetë
Sa do mjaftonte për njëmijë vjet
Dhe tani, pa ty, asgjë nuk ka më vlerë

[Chorus]
Faleminderit, faleminderit
Për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe
Faleminderit, faleminderit
Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le
Aty ku, uh-uh-uh-uh, ku më le
Aty ku, uh-uh-uh-uh, ku më le