Alban Skenderaj
Thirrje e deshperuar
[Teksti i "Thirrje e deshperuar"]

[Verse 1]
Ju kuptoj
O njerëz që kurrë s'ju kanë pranuar
Ju pranoj
O njerëz që kurrë s'ju kanë dëgjuar
Ju dëgjoj
O njerëz që zërin ua kanë harruar
Jo s'mund t'ju harroj, hm hm
Gjithmonë për ju kam për të kënduar

[Pre-Chorus]
Ju dëgjoj, ju kuptoj
Ju pranoj, jo s'ju harroj
Ju që buza, s'ju gëzoi
Dhe bota në sofrën e saj të pasur
Një lugë për ju s'e shtoi
Ju ka ndarë, zemrën ju ka vrarë
Hm hm, hm hm, hm hm

[Chorus]
Një thirrje të dëshpëruar
Askush nuk e dëgjoi
Askush nuk e pranoi
Që pa nisur përfundoi
Libër i pashkruar që askush nuk e shfletoi
I lënë në errësirë ku pluhuri e mbuloi
[Verse 2]
Edhe në jetë, edhe në jetë
Të gjithë luajnë për të fituar
Por veç për ju
Loja pa nisur ka përfunduar
Mos hidh një hap, mos hidh një hap
Ujku dhëmbët i ka zbuluar
Mos hidhni një hap (hap), uh uh
Toka rreth jush është deminuar

[Pre-Chorus]
Ju dëgjoj, ju besoj
Në pasuri mbi varfëri, jo s'e pranoj
Ju që fati, ju dënoi
Dhe bota në sofrën e saj të pasur
Një lugë për ju s'e shtoi

[Chorus]
Një thirrje të dëshpëruar
Askush nuk e dëgjoi
Askush nuk e pranoi
Që pa nisur përfundoi
Libër i pashkruar që askush nuk e shfletoi
I lënë në errësirë ku pluhuri e mbuloi