[Teksti i "Ja ku jam"]
[Verse 1]
Kalova fusha, male, dete dhe stuhi
Nuk u dorëzova kurrë se shpresën pashë tek ti
Qëndrova vetëm si një shkëmb mbi oqean
Dëgjova zemrën dhe kur në udhëkryq më la
[Pre-Chorus]
Dhe në k'të garë pafund e kryer, gjej qetësi (Gjej qetësi)
Për sa kohë kam dashurinë si strategji
[Chorus]
Dhe ja ku jam
Sot me fatin tim në duar
Çdo frymëmarrje, një mundësi
Historinë për ta rishkruar
Dhe ja ku jam
Me besim dhe shpresë te vetja
I thashë frikës lamtumirë
Çdo mëngjes: "Mirë se vjen, jeta"
[Post-Chorus]
Dhe ja ku jam
Dhe ja ku ja-a-a-a-am
Me-e ty
Dhe ja ku jam
Dhe ja ku ja-a-a-a-am
Pë-ër ty
[Verse 2]
Bërtita: "Ja ku jam" dhe kur nuk kisha zë
Rashë një mijë herë për t'u ringritur një mijë e një
I përqafova jetës vështirësitë e saj
Ende si pasuri të shenjtë, çdo shenjë e mbaj, e mbaj, e mbaj
[Chorus]
Dhe ja ku jam
Sot me fatin tim në duar
Çdo frymëmarrje, një mundësi
Historinë për ta rishkruar
Dhe ja ku jam
Me besim dhe shpresë te vetja
I thashë frikës lamtumirë
Çdo mëngjes: "Mirë se vjen, jeta"
[Post-Chorus]
Dhe ja ku jam
Dhe ja ku ja-a-a-a-am
Me-e ty
Dhe ja ku jam
Dhe ja ku ja-a-a-a-am
Për ty