Unknown Artist
Albulena
[Verse 1]
Albulena, prap mor prita prita
Ndal, sulltan o, o se t’erdhi dita
Skënderbeu o prej majes t’kalit
Si rrufeja o po zbret prej malit
Skënderbeu o ja bani benë:
''Po të zuna o në Albulenë
Asni i gjall o, o nuk do t’shpëtoj
Fushën gjaku o do ta mbuloj!
Asni i gjall o, o nuk do t’shpëtoj
Fushën gjaku o do ta mbuloj!''

[Verse 2]
Mbar ushtrinë o, o qe morri ika
Evrenozin o mor qe zu frika
Me vrap Pashë o, o se t’zu rreziku
Mjer kush mbeti o mor lum kush iku
Albulena, o mor gropa-gropa
Met ushtrija, o mor mish për korba!
Për vend tonë o, o mor për liri
Albulenë o, do e bajm Arbri!
Për vend tonë o, o mor për liri
Albulenë o, do e bajm Arbri!

[Verse 3]
Albulena!
Skënderbeu si rrufe prej malit!
Albulena!
Skënderbeu si rrufe prej malit!
Albulena, o mor gropa-gropa
Met ushtrija, o mor mish për korba!
Për vend tonë o, o mor për liri
Albulenë o, do e bajm Arbri!
Për vend tonë o, o mor për liri
Albulenë o, do e bajm Arbri!