[Verse 1: Cyanide]
Krejt i kisha dhan, veq mu kthy ne vendin tem
Sepse dheu i huaj eshtrat, rahat nuk mi len
Me ni ven me m'varros, komplet kam e kry
Veq edhe ni her shpirti ka me dasht mu kthy
Aty ku jom rrit, aty ku kom bertit
Aty ku dy fjal anglisht si kom dit, mi thon
Moj nan, pse po kan, pse veten sun e man
A thu pse dy pika loti te ran?
Me dor n'zemer jom ka t'thom se m'ka marr malli per at ven
Edhe nji her me bo sherr, s'ka me ma thirr ti emrin tem
Krejt i kisha dhon ne dor tuja me pushu
Kurr me dor sum ki prek, se t'ka dhimt ma shum se mu
Perqato je ul ne qosh e mendon edhe kan e
Une kaj moj gjyshe se na ndajn kto oqeane
Po nji dit kem mu kthy, ti nuk ki pse te tutesh
Edhe pse jo me ty, të degjoj sa her qe lutesh,...
[Hook 2x: Unikkatil]
Jom i musht mllef plot, Kosov nuk po t'shoh
Veq qe nuk sheh lot, ajo sdon me thon kurgjo
Eci neper terr , se s'jom kon anej kaher
Me dit qe mes atje, se lo pa t'pa edhe ni her
[Verse 2: Cyanide]
Valla s'ka si ato dit, qe ngajshim ne livadhe
Edhe me dasht mi harru, nuk um len dashnia madhe
Qe e kom per at ven, e per ato m'dhen
Si kom pas ateher kto men, per qata po m'dhem
" po ti Jetmir ke ktu, spo kuptoj pse dole?"
Me kujtohet hajshim fara te shkallat para shkolle
Me dosta bojshim llaf, dej sa t'vike ajo nat
E te nesermit n'shkoll, e vazhdojshim n'pushim t'gjat
8 vjet n'Selman Riz, kerkush nuk na nguci
Blerim Syla me Petritin, Shabani e Beluci
E Luli, Artani a harrohet Alberti
E gollmani Gjon Paluka Patriki ,(Valdeti)
9 veta bashk kur ishim, nuk na vyke kerkush
Me ja thy turit atij , qe na ngucke at dadush
Qaprrush mas lufte me kall tashti boll
Sidomos per gjys-matur me kallashnikov...
[Hook 2x: Unikkatil]
[Talking: Unikkatil]
E ky sen osht per juve per kejt juve, qe jeni n'Kosov, qe mezi S'pritni me shkel kom jasht atij veni
Me dal n'Gjermani, Franc, n'Amerik e ku pe di une
Shqipe, edhe un kesh qashtu
Po tash qe e pash boten m'ka marr malli veq per ni sen, mu kthy atje veq edhe ni her
[Verse 3: Cyanide]
M'ka marr malli me lujt, ton diten me top
M'ka marr malli me gjujt, edhe poken me shkop
M'ka marr malli per shoqni , shoqe e qdo shok
E per sherret qe i kem bo, qe besa kemi plot
Sa per Amerik, kta qe jon ktu vet e din
Ktu ka vetem dimer, ktu nuk ka tjera stin
Midis vere ne ket ven, diellin e mbulojn rete
Njeri lodhet duke nejt, ktu i nxehti s'tlen me flejt
Amerik emri madh, ku jeta koka ni grim
Luleve ne New York ju vjen, era kokain
Krejt t'mirat e kti veni, m'kan ardh deri ne hun
Atje nguten njerzt mu pa, ktu do nguten me shku n'pun
Ktu i ki te tona t'mirat, po me t'mira vin shum halle
Ki ndertesa 300 kat, qe doken sikur katedrale
Ktu i she 50 yje veq tu hyp ne trena
Veq a ka me yllin kuq e zi e shqipen me dy krena?
[Hook 2x: Unikkatil]