Nëntor i ftohtë

[VERSE 1]

A ka një kujtim të më ngrohë në këto ditë për mua?

A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthej kokën t'shikoj?
A ka një kujtim të na jep një kuptim a s'më thua?

A më tregoni ku ta gjej forcën sot të këndoj?



Akoma të freskët e kam at' shikim të përbuzjes

Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht

Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës

Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pashë



[Chorus]

Nëntori i ftohtë

Më ndjek dhe sot

Nëntori i ftohtë

Jehon në mot



[VERSE 2]

Kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam

Kaluam një shekull por prap s'mund të qëndrojmë në këmbë

Kaluam një shekull mësim e si asgjë s'mësuam?

O i paditur syri i pangopur një popull e shëmb



Sa gjatë do të shkojë derisa ne ta duam vetvetën

Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë

Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ia çmojmë jetën

A më tregoni ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë



[Chorus]

Nëntori i ftohtë

Më ndjek dhe sot

Nëntori i ftohtë

Nëntor ...



[OUTRO]

Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë

Më zhveshën e veshën, as veten s'e njoh më kush jam

Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbajë

Valles që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbaj

More by Jericho

All Jericho songs →