Mc Kresha
Ti M’ke Braktis

[Teksti i "Ti M'ke Braktis']

[Intro: Rudolf Stambolla]
Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m'dukesh n'vaj natyrë
Për ty s'mundem me heshtë, si gjethja bahem n'ftyrë
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur
Po del kjo kanga ime ankuse thellë n'krahnurë
(Ti m'ke braktis)

[Verse 1: Lyrical Son]
Pika loti tregojnë zemrën e coptume
Ku i çove ti premtimet që premtum ne?
Ditën ma t'madhe t'jetës e harrum ne
Tani je e dikujt tjetër, oj e mallkume

[Chorus: Lyrical Son]
(Ti m'ke braktis)
A e din syn, a e din se, malli për ty s'du me m'marrë
(Ti m'ke braktis)
A e din syn, a e din se, ty ka me ta kthy ai lart
(Ti m'ke braktis), qofshin haram ndjenjat e mia
(Ti m'ke braktis), qofshin haram ndjenjat e mia

[Verse 1: Big Basta]
Sa e them me vete "Harro t'gjitha, gjej një tjetër"
Paqe s'gjej sepse dashnia mu ka kthy n'urrejtje
Du me kthy në vargje konge po s'më dalin letra
Çdo fjali u mbyll n'pikëpytje dhe nuk dal i pjekun
Data 2 korrik i vetum, dielli digjte pemën
Kishim inicalet tona në mes zemrën dhe shigjetën
Se tradhtinë e ke talent, po unë ta fala jetën
Investimin që kom bo me ndenja që kom bo me lekët
M'gjujte t'mirat para syve po haram ti kom bo t'gjitha
Kisha plane për familje, hoqa dorë nga vese t'këqija
S'ke meritu respekt asni sekondë po fjalë t'pista
Ferri o' shumë pak për ty, femër oportuniste
[Chorus: Lyrical Son]
(Ti m'ke braktis)
A e din syn, a e din se, malli për ty s'du me m'marrë
(Ti m'ke braktis)
A e din syn, a e din se, ty ka me ta kthy ai lart
(Ti m'ke braktis), qofshin haram ndjenjat e mia
(Ti m'ke braktis), qofshin haram ndjenjat e mia

[Mc Kresha:]
Ti m'ke tradhtu, ça s'të ka mjaftu?
Ça s'ke pa n'mu? Ça s'kom a thu?
Ça t'ka mungu? Ça t'thanë per mu?
Ça t'kanë gatu që na ngatrrun? (Ëh)
Tash na shkatrrum krejt ça ndërtum
Ça m'ka met mu?
Këta m'kanë tërbu tash kom met n'rrugë, qorre, i verbum
Si barbon, pa rru, pa bukë, ka muj pa dush
Pa ty, pa mu, pa kry, pa durë
T'kanë thy ça du tash thuj ça dush
Pa punë, prapë unë ti m'thu trap mu që vun për ça u kalu
Prap untë mu kthy prapë t'du m'ke hy n'gjak mu ty t'kom paru
Amour, ma thuj tash flas me mur
Am ni minutë me mujt me t'pa me i thonë këto fjalët që i shkruj
Am ujë ta shuj kit' zjarrë po t'lus (Kit' zjarrë po t'lus)
Jam unë majmun dikur ni djalë që i ke thonë "T'du"