Mc Kresha & Lyrical Son
Stuhi Mbi Oqean
[Teksti i "Stuhi Mbi Oqean" ft. Elvana Gjata]
[Chorus: Elvana Gjata]
[Incomprehensible]
[Verse 1: Mc Kresha]
Dora dridhet kur pe preki dhimbjen
E ftoftë si dimën
Dje t'bona ni thirrje s’un e mora lidhjen
Kujtimet për ty m'u kan kthy n'mundime
Tundime t’njëpasnjëshme, barku jem me fluturime
Asni dit' t'hareshme, jom tu t'pritë si fmit ditëlindjen
E kom bo ni tjetër po s'pe du kit motërqime
Per nënçmimet që t'i bona tash pe paguj çmimin
I humbun orientimi si i huj pa udhërrëfime
Kaloj lagjës tane ku jetoje e asni fjalë goje, asni pëshpëritje
N'kryqzime përsëri i vetëm n'kit shëtitje
Alkohol, cigare, kollitje gjith’ ditën
S’po çuditem pse gabimet përsëriten
S'kom mo prirje për lidhjе stabile
Lehtë me t’a lon fajin е me bo me gisht kah ti katile
Kur vetë e mora malin sërish me t'a thy zemrën, kastile
Gjendja hostile
Tërbime, vërbime tu mos pa përte kornizës
[Chorus: Elvana Gjata]
[Incomprehensible]
[Verse 2: Lyrical Son]
Zemrën ma ke thy prej krenarisë, vuj n'heshtje
Pasqyrë e rrudhav n'shpirt’, f'tyra jem natyrë vjeshtes
S'o e thjesht' kur buzëqeshja varet prej shpresës që vdes
Kur ego, dashnia, ndërgjegjja, ndjenjat bin' n'desh
Zemër çdo mëngjes i njejti mall, e njejta dhimbje
Hala menoj jem bashk' e t'blej dhurata për ditëlindje
Jom tu ik prej realitetit, e kom shumë shtir' nuk bindem
A thu kur kryhet ky ankth?
S'po m'pëlqen fundi i k'ti filmi
Sot i pamundun rikthimi, përjetimi i luleve t'fillimit
Jetim, faji qëllimi, pa prind, lindi gabimi
K'to fjalë, ky shkrim, kjo kangë, kërkim falje dëshprimi
Tu prit' ngushllim'me m'thanë, që nesër prapë shihmi
[Verse 3: Elvana Gjata with Lyrical Son]
N'mendje, mendimet për ty m'çmendën
Dhembjen, veç ti ma ndal
N'mendje, mungesa jote ma merr
Se zemrën t'a kom fal
[Bridge: Elvana Gjata]
S'je tu e pa që po shkrihem?
Si në k'to vargje po shkrihem
Si një stuhi, yeah
Si një stuhi në oqean
Si një stuhi në oqean
S'je tu pa ti
(S'je tu pa ti)
[Chorus: Elvana Gjata]
[Incomprehensible]