RM
BTS - Moon (Përkthim në Shqip)
[Verse 1]
Për sa kohë Hëna e Toka
Kanë qenë së bashku kështu?
Ti që shkëlqen vetëm duke ekzistuar
A mund të t'qëndroj pranë?
Ti je Toka ime
Unë për ty jam veç një Hënë
Ylli yt i vogël që zemrën ta ndriçon
Ti je Toka ime
Dhe gjithçka shoh je ti
E vetmja gjë që mund t'bëj është të t'i ngul sytë kështu
[Pre-Chorus]
Ndonëse të gjithë thonë që i bukur jam
I gjithë deti im është i zi
Një yll ku lulet çelin dhe qielli është i kaltër
Ti je ajo vërtet e bukura
[Chorus]
Papritur pyes veten
A po më shikon edhe ti tani? (Oh)
A s'do t'i gjesh gjithë plagët e mia të dhimbshme? (Oh)
Do të rrotullohem rreth teje
Do të t'qëndroj pranë
Do të jem drita jote
Gjithçka për ty
[Verse 2]
Unë as emër nuk kisha
Derisa të takova ty
Ti më dhe dashurinë tënde
Dhe tash je bërë arsyeja ime
Ti je Toka ime
Unë për ty jam veç një Hënë
Ylli yt i vogël që zemrën ta ndriçon
Ti je Toka ime
Dhe gjithçka shoh je ti
E vetmja gjë që mund t'bëj është të t'i ngul sytë kështu
[Pre-Chorus]
Në natën me gjysmëhënë
Edhe nëse sytë i mbyll
Ti tek unë e kaltër vjen
Në natën me hënë të plotë
A do t'ishte n'rregull nëse i hapi sytë dhe në ta t'kam ty?
[Chorus]
Papritur pyes veten
A po më shikon edhe ti tani? (Oh)
A s'do t'i gjesh gjithë plagët e mia të dhimbshme? (Oh)
Do të rrotullohem rreth teje
Do të t'qëndroj pranë
Do të jem drita jote
Gjithçka për ty
[Bridge]
Edhe në ditën e ndritur
Dhe në natën e errët
Ti je ajo që më qëndron pranë
Edhe kur jam i trishtuar
Edhe kur jam i lënduar
Ti thjesht mbi mua ndriçon
Më mirë se të them ndonjë fjalë
Më mirë se të t'falënderoj
Do të t'qëndroj pranë
Në natën e errët
Shumë më ndriçueshëm
Do të t'qëndroj pranë
[Chorus]
Papritur pyes veten
A e njeh ti veten tënde vërtet? (Oh)
A e di se sa e bukur është ekzistenca jote? (Oh)
Do të rrotullohem rreth teje
Do të t'qëndroj pranë
Do të jem drita jote
Gjithçka për ty
[Outro]
Gjithçka për ty