Getinjo
MUSHNU MEN
[Teksti i "MUSHNU MEN"]

[Chorus: Mozzik]
Mushnu men, unë u musha, u mush xhepi jem
Qaj kerr qatje osht kerri jem
E qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say)
Mushnu men (Ho babe), unë u musha, u mush xhepi jem (Oh babe)
Qaj kerr qatje osht kerri jem
Qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say, I say, brr)

[Verse 1: Getinjo]
Ey Zikki, nona jonë nuk po qet mo lot (Nah)
Ey yo Zikki, ti m'dole ma i miri shok
Ey yo Zikki, prej carit t'mahalles ti u bone boss (Heh)
Ata që s'kanë besu n'neve shumë janë bo nervoz
I ndreqem punt me polici, tash i kem haverat mirë
Tash po kqyrim naj tender bizzin bizzin fort me sill
Pare t'pastra diamant, shoki kejt i kem me njers
Ateher jeta idht si kryp tash pe gici sikur dredhez
Tash cdo natë po flej me pjeshk plus dy shpija n'bjeshk
Plus n'Europe ni ndërtesë, hajde ta shes naj banes
Jeta shume e coroditun amo na jem t'pregatitun
Edhe brekët i kom bo me klimë, bolet po flladitun
Me leasing , senet ecin
Banka gëzohet kur nënshkrujna shumë aksione përfitime
Kartat n'dorë qysh t'dush po lujna, yah
Jo, nuk kena sponsor vetë i bojna, vetë i lojna
Vetë i rujna, vetë i gjujna, vetë i djegum se dashni nuk na jep leku
Vec kallxomë qysh mahet tregu
Brum i mirë, i mirë bureku
Brum i keq, shkon bubreku
Knohet konga der sa t'vdekum
Na nuk mujna me pas hate, bro (No)
Se i kena kejt, bro
[Chorus: Mozzik]
Mushnu men, unë u musha, u mush xhepi jem
Qaj kerr qatje osht kerri jem
E qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say)
Mushnu men (Huh), unë u musha, u mush xhepi jem
Qaj kerr qatje osht kerri jem
Qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say, I say, Brrr)

[Verse 2: Mozzik]
Ey yo Geti, jena rrit me pare t'hekrit
Ey yo Geti, për ty e coj n'kom komplet shtetin
Ey yo Geti ni euro ti, ni euro i maj për veti (I say)
Ose merri dy për ty e lo keq vetin
Me mu fërrk, me pak gërrb
Ngulet raki thellë n'gryk
Jopo n'google futja search tregun kom lon me ferrsht
K-k-kari sun na i ha, ti coj do me Yamaha
T'rahatojm deri n'sabah, jau kthej sms hahaha
Hajgare po boj se nuk ju nguci
Punët po mi kryn tjerët, unë po rri n'jacuzzi
Dhipat doken shumë t'bukura, si bad and boujee
Njona po m'bon vija t'gata, njona po m'bon sushi (Sushi)
Jeta ke nkaosa sot i maj tri pasojsha
Kalojna kufijna e kodra krejt po m'thojne "Zikki qe dora"
Ti je koka, po t'njeh bota
Me mafi cingrohet gota
Po ata nuk kishin spota
Hahet mishi, kcehet shota, you got it?
[Chorus: Mozzik]
Mushnu men, unë u musha, u mush xhepi jem
Qaj kerr qatje osht kerri jem
E qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say)
Mushnu men (Ho babe), unë u musha, u mush xhepi jem (Oh babe)
Qaj kerr qatje osht kerri jem
Qaj dhip që po kcen osht dhipi jem (I say, I say, I say, brrr)