Në krahët e tua do jem

[Teksti i "Në krahët e tua do jem"]



[Verse 1: Flori]
Ngrihesh fillon ecën kur gjunjët ty s'të mbajnë

Ti qan e brenda vetes qesh për të mos u parë

Hey, je dërrmuar ti tani po zvarritesh

Por ke këmbë të forta ke filluar që të rritesh

Furtune ke para vetes por mbahesh përsëri

Ti s'e di se c'do të thotë por ke rrugën në marrëzi

Në mes mbaron gjithcka si nje film qe sapo pritet

Ky film po vazhdon dhe ty s'te fshijne dot me vitet

Te shtrengoj fort te prek te puth, ti e di

Une rrugen prape vazhdoj por kam lote ne syte e mi

Me dhemb zemra qe s'te kam po shpirt une ty te kam

C'do dite prape me ty lind dhe eshte fale teje qe une jam

Me ler te jem ti nese neser s'do te jesh

Me ler te shoh ne sy nese sy nuk do te kesh

Me merr me jep force ne rrugen time te di

Gjithe rruget e zemres time ecin me cojne te ti



[Chorus: Landi]

Në krahët e tua do jem kur më forcë mos të kem

Do të vij e do të mbaj shpirt gjersa dhimbja të shkoj tej

Sytë e tu do të jem, errësirë mos të ndjesh

Do të flas me zërin tënd, të kam jetë të kam përjetë

Në krahët e tua do jem përqafimin do ndjesh

Do jetoj me frymën tënde sa dhe fundi frikë të ketë

Dhe në ëndërra me vjen, për cdo natë shpirti ndjen

Dorën tënde në trupin tim, m'përkëdhel ëmbël më flet

Për jetën tonë, në krahët e tua do jem



[Verse 2: Miri]

Flete te bardha shoh ne librin e jetes time

Si nje shpirt i burgosur qe mban frymen me kujtime

Me ndodh te jem pa ty neper turma i harruar

Nje njeri qe nuk jam me por dikur kam ekzistuar

Jete kam nga buza jote me ty prane

Une e ti ishim dikur perjetesisht te pa ndare

Kur qeshje, qeshje dhe afroheshe prane meje

Flisje humbisja ne puthje me dehje

Rrembeje qenien time gjithcka ishim dikur

Do te jemi prape bashke, kurre mos thuaj kurre

Fati gjithmone ecen per ku jo nuk e di

Por di qe rruget e zemres time me cojne tek ti



[Chorus: Landi]

Në krahët e tua do jem kur më forcë mos të kem

Do të vij e do të mbaj shpirt gjersa dhimbja të shkoj tej

Në krahët e tua do jem kur më forcë mos të kem

Do të vij e do të mbaj shpirt gjersa dhimbja të shkoj tej

Sytë e tu do të jem, errësirë mos të ndjesh

Do të flas me zërin tënd, të kam jetë të kam përjetë

Në krahët e tua do jem përqafimin do ndjesh

Do jetoj me frymën tënde sa dhe fundi frikë të ketë

Dhe në ëndërra me vjen, për cdo natë shpirti ndjen

Dorën tënde në trupin tim, m'përkëdhel ëmbël më flet

Për jetën tonë, në krahët e tua do jem

More by West Side Family

All West Side Family songs →