Imazhi Saj

from Jeta Shkon (2004)
[Teksti i "Imazhi Saj"]



[Chorus]
Eshte portreti i saj i paprekur

Qe une thelle ne zemer e mbaj

Eshte kjo dhome e vjeter e heshtur

Qe e ruan kujtimin e saj



[Verse 1]

Nje zhurme te vjeter ben dera

Qe mendimin ma ngacmon

Ka shume kohe ketu s'kam shkelur

Po ketu kam qene gjithmone

Neper kujtime keto dritare

Me sirtare me pluhur

Neper portrete te zbehta

Qe qendron ashtu ne mur

Me kujton me imtesi

Cdo levizje ate nate

Flaken venitese te qiririt

Qe me ne shuhej ngadale

Pershperitjet prekjet e embla

Qe perjetesisht ketu jetojne

Shpirtin tim shume e trazojne

Shpirtin tim shume e trazojne



Vokal..

Mos e mbyll ate porte

S'mund te ikesh te largohesh

S'mund te thuash qe s'me do

Syte e tu te tradhetojne

Te tradhetojne duart e tua

Lotet e tu te tradhetojne

Iken me lot duke u dridhur

Je ketu gjithmone

Dhe pse larg shkove



[Chorus]

Eshte portreti i saj i paprekur

Qe une thelle ne zemer e mbaj

Eshte kjo dhome e vjeter e heshtur

Qe e ruan kujtimin e saj

Do te rrish ti gjithmone diku fshehur

Mbas te vertetes ne muret pa fjale

Gjithcka mbeti ne dhomen e heshtur, ku jeton imazhi saj

Eshte dhome e vjeter ku jeton imazhi saj



[Verse 2]

Heshtja nuk flet

Kur mbart kujtime mbyllur me vete

Fshehur diku zemra mban kujtimin e vjeter

Jeton e heshtur gjithmone,ketu ne dhomen tone

Cdo ore qe kalon me tregon

Kuptimin e se vertetes

Qe askush nuk e di

Gjithcka ka ngelur e paprekur

Mungojme vetem une dhe ti

Kjo dhome kujtim tjeter jo nuk mban

Mban vetem imazhet tona

Qe jane puthur e jane ndare



[Chorus]

Eshte portreti i saj i paprekur

Qe une thelle ne zemer e mbaj

Eshte kjo dhome e vjeter e heshtur

Qe e ruan kujtimin e saj

Do te rrish ti gjithmone diku fshehur

Mbas te vertetes ne muret pa fjale

Gjithcka mbeti ne dhomen e heshtur, ku jeton imazhi saj

Eshte dhome e vjeter ku jeton imazhi saj

More from Jeta Shkon (2004)

More by West Side Family

All West Side Family songs →